Partizani luan në Hungari kualifikimin në turin e dytë të Champions League.
Pas barazimit 1-1 ndaj Bate Borisov në ‘Air Albania’ kampionët e vendit janë të detyruar për të fituar në takimin e kthimit programuar për tu luajtur të martën e ardhshme.
Duke parë rëndësinë e këtij 90 minutëshi, pasi do të përcaktohet se cila prej skuadrave do vijojë rrugëtimin në turin e dytë të Champions, UEFA i ka besuar drejtësinë një prej gjyqtarëve më të mirë në qarkullim.
Bëhet fjalë për skocezin, Kevin Clancy. Gjyqtari 39-vjeçar mban stemën e FIFA që prej vitit 2012, ndërsa është ndër më të përdorurit në futbollin elitën e futbollit skocez dhe jo vetëm.
Në karrierën e tij ai ka gjykuar më shumë se 460 ndeshje në shumë kompeticone, ndërsa njihet se e nxjerr shpesh kartonin nga xhepi. Ai ndëshkon mesatarisht 4.4 futbollistë në çdo 90 minutësh, fakt që duhet të kenë kujdes edhe te Partizani, pasi Clancy nxjerr edhe mesatarisht 0.35 herë kartonin e kuq.
Asistent të tij do të jenë Dejvid MekGiç dhe Xhonatan Bell, teksa i katërt David Munro.