“Lehjet e fundit para se të hyjmë në Europë”/ Banderola “pret” deputetët socialistë në Elbasan

Një banderolë e veçantë është vendosur në hyrje të ambienteve ku do të zhvillohet mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e grupit parlamentar të PS.

Në video shihet kryeministri i cili rrethohet nga një numër i lartë qensh “të tërbuar”, ndërsa në fund të saj shkruhet: Lehjet e fundit para se Shqipëria të hyjë në Europë.

Mbledhja ka nisur rreth orës 10:00.Takimi do të nisë me fjalën e kreut të grupit Niko Peleshi, ndërsa mësohet se deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit, ndërsa takimi do të nisë me fjalën e Niko Peleshit.

Më pas takimi do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, ndërsa në fund do të jetë kreu i qeverisë, Rama, ai që do të japë mesazhin e tij.