Kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt të katërtit me 82 deputetë, PD merr 34%

Kur janë numëruar 5124 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës.

Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 753 880 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.1% ose 492. 527 vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament. Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 53792 vota dhe një mandat në Kuvend.

PSD ka siguruar 47. 597 vota ose 3.4%. Mundësia numëron deri tani 42 567 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 20475 vota ose 1.5%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 18 635 vota ose 1.3%.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 147 kuti, PS ka siguruar 82 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.