Kush do të drejtojë RTSH-në? Mbyllet gara, mes kandidatëve edhe emra surprizë

Këtë të martë është mbyllur zyrtarisht afati për aplikimet për postin e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), në zbatim të vendimit të marrë nga Këshilli Drejtues i institucionit më 1 prill 2025.

Në garë për të marrë drejtimin e RTSH-së janë 13 kandidatë, mes të cilëve spikasin figura të njohura të medias, si gazetarja Eni Vasili, e cila për vite me radhë ka drejtuar emisione televizive me impakt të gjerë publik.

Lista e plotë e aplikantëve për drejtuesin e RTSH-së:

  1. Gëzim Nazif Xhaxhaj
  2. Flamur Buçpapaj
  3. Kliton Rama
  4. Zoje Jakaj (Marashi)
  5. Jetmir Shpuxa
  6. Laureta Roshi
  7. Ermal Hoxha
  8. Eni Vasili
  9. Harrila Koçi
  10. Engjëllush Musai
  11. Mimoza Haxhiaj
  12. Elton Metaj
  13. Enrik Mehmeti