Kryeministri i Sllovakisë është shfaqur në publik për herë të parë pas atentatit . Robert Fico u qëllua katër herë nga një distancë e afërt në mes të muajit maj në atë që prokurorët e kanë përshkruar si një sulm terrorist.
Qeveria majtiste-nacionaliste e Ficos ka ndryshuar shpejt politikën që nga marrja e pushtetit shtatorin e kaluar, duke përfshirë ndryshimin e disa ligjeve penale dhe ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Partitë opozitare kanë luftuar me qeverinë për ndryshimet, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vëzhguar për dëmtimin e sundimit të ligjit ose lirive të mediave.Fico është përballur me kritika për pikëpamjet që anojnë nga Rusia, ndërsa ministri i Jashtëm është takuar me homologun rus.
Në fjalën e tij, kryeministri përsëriti thirrjen për bisedime paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.Ai shtoi se do të bashkohej me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban në udhëtimin e diskutueshëm – të cilin ai e quajti një “mision paqeje” – në Moskë , nëse do t’ia lejonte shëndeti i tij.
“Nuk ka mjaftueshëm, po e përsëris, nuk ka mjaftueshëm bisedime paqeje, iniciativa paqeje”, tha ai.