Kryeministri Rama zbulon datën kur do të hapet tuneli i Llogarasë


Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook ka zbuluar datën e hapjes së tunelit të Llogarsë. Ku bën me dije se do të hapet më 5 Korrik 2024.

Krahas lajmit, kryeministri Rama ka shpërndarë dhe një pamje më të plotë të tunelit të Llogarsë, ku po kryhen punimet e fundit deri në hapjen e tij.

 

Puna për tunelin do të rifillojë në vjeshtë për të përfunduar të gjithë veprën, përfshirë tunelin e emergjencës.

Këtë vit kalimi në tunel do të jetë falas, ndërsa pagesa do të nisë nga viti i ardhshëm.

Tuneli i Llogarasë, me një gjatësi 5.9 kilometra, do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Vlora për në Palasë në vetëm 20 minuta.