Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka njoftuar dorëheqjen e tij në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas protestave që shpërthyen në Novi Sad. Ai ka theksuar se kjo dorëheqje është një akt përgjegjësie, duke kërkuar që politika serbe të tregojë një nivel më të lartë të drejtësisë dhe të rregullave të reja.
“Partia që unë drejtoj ka fituar besimin e popullit dhe duhet të demonstrojë përgjegjshmëri dhe të sjellë rregulla të reja. Pas ngjarjeve të mbrëmshme, vendimi im për dorëheqje është i parevokueshëm”, u shpreh Vuçeviç.
Ai gjithashtu shtoi se kishte zhvilluar një takim të gjatë me presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili pranoi dhe mbështeti vendimin e tij. Dorëheqja e Vuçeviç vjen në një periudhë tensioni politik në Serbi, pas një serie protestash dhe kërkesash për ndryshime në qeverisje.