Krim në familje, babai vret me thikë të birin në Tiranë (EMRAT)
Krim nē familje në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, ku si pasojë ka humbur jetën Asim Gjoni. 37-vjeçari është goditur me mjet prerës nga babai i tij, Hekuran Gjoni.
Të dy kanë qënë në gjëndje të dehur. Babai ka pranuar përpara policisë që e ka vrarë të birin. Pritet të merret në pyetje për shkakun e sherrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.