Këngëtari i skualifikuar me zarf të zi, Jozefin Marku ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas daljes nga Big Brother Vip. Jozi u përjashtua për shkak të gjuhës denigruese të përdorur ndaj Gjestit.
Në një video të postuar në Instagram, Jozi u kërkon falje publike shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për gjuhën e përdorur.
Sipas tij, gjuha e përdorur nuk kishte si qëllim të prekte në plagë, por e ka thënë vetëm si shembull negativ që nuk duhet ndjekur.
“Ndiej një detyrim shpirtëror, patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekte plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ për të treguar që nuk duhet të jemi ata që ndjekin këtë rrugë.
Kjo shprehje nuk i drejtohej dhe nuk i përket asnjë shqiptari. Kosovën e dua me shpirt dhe me respekt përulem ndaj krejt vuajtjeve që kanë kaluar”-shprehet ai.
View this post on Instagram