Kontroll për mandarinat me pesticide në Lushnjë, 20 tonë janë bllokuar nga AKU në pikën e eksportit të Divjakë

Pas bllokimit nga AKU të mbi 20 ton mandarinave në pikën e grumbullimit për eksport në Divjakë, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nisur kontrollet në pikat e grumbullimit.

Synimi i tyre është gjetja e emrave të fermerëve që kanë prodhuar mandarinën për eksport.

Emrat e preparateve të lejuara për përdorim nga fermerët janë në një listë të  Ministrisë së Bujqësisë në faqen e saj zyrtare.

Farmacitë bujqësore nuk i kanë kloripirifos dhe Fosmet për tregtim dhe nuk mbajnë përgjegjësi për këto dy pesticide që kane përdorur fermerët e manderinave.

Fermerët duhet të kenë një regjistër ku të shënohet lloji i pesticideve qe përdorin tek frutat dhe perimet, dhe pas kthimit nga Kroacia të manderinave kanë nisur kontrollet për zbatimin e saj.