“Keni sulmuar një fëmijë”, flet për herë të parë babai i minorenit që dyshohet se vrau Martin Canin, Perlleshi: Ç’janë këto provokime?

Top Story ka mundur të ketë një komunikim me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Kjo është hera e parë që familja e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau me thikë shokun e shkollës pak metra jashtë ambienteve të “Fan Nolit”, teksa tha se është shumë shokuar për ngjarjen e se ndan dhimbjen me familjen e Canit.

Fillimisht ai është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij, ndërsa i quan provokime dhe aludime të pabaza.

“Keni sulmuar një fëmijë”, thotë ai kur flet për mediat dhe lajmet që janë trajtuar pas tragjedisë.

Pjesë nga intervista me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani:

Gazetari: Në radhë të parë më vjen për situatën që ndodheni ju dhe djali juaj, por duke qenë se nuk keni reaguar ende…

Zoti Perlleshi: Çfarë janë këto lloj provokimesh? Ku e dini dhimbjen që ka familja ime? Çfarë janë këto provokime? Si publikoni ato gjëra? Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua.

Gazetari: Një minutë, zotëri…

Perlleshi: Asnjë minutë, keni sulmu një fëmijë dhe po sulmoni… se jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë të ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër.

Gazetari: E kuptoj dhimbjen tuaj, unë ju kontaktova për të…

Perlleshi: Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë.