Kapet Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS! I përfshirë në dosjen e bujshme të SKY ECC. Akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje

Policia e Shtetit ka arrestuar Elvis Ndrecën, 27 vjeç, i cili ishte në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai u kap mbrëmjen e djeshme.

Elvis Ndreca është përmendur në përgjimet e koduara SKY ECC në dosjen e SPAK lidhur me operacionin “Revanshi”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ndreca akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një atentati ndaj Durim Bamit.

SPAK vijon hetimet për të zbardhur tërësisht rolin e tij dhe bashkëpunëtorëve në këtë çështje, ndërsa Ndreca pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.