EMRI/ Goditet grupi kriminal në Itali, arrestohet në Shqipëri 24-vjeçari! Pritet të ekstradohet në Venecia

Policia shqiptare ka arrestuar 24-vjeçarin Klinder Luka, i kërkuar nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve. Luka u kap në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “SACRIPANTE.AL”, të nisur nga Prokuroria e Venecias në vitin 2022.

Gjykata e Venecias ka lëshuar një urdhër arresti për të riun, mbi dyshimet për përfshirje në veprimtari të paligjshme në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, bazuar në nenet 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian. Luka akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në bashkëpunim me Interpol Tirana, Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri dhe Karabinierinë e Venecias. Autoritetet shqiptare po koordinojnë me homologët italianë për ekstradimin e Klinder Lukës në Itali.

Në kuadër të këtij operacioni, në Itali janë arrestuar 10 persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.