Kandidat për deputet në listat e ASHM, Viktor Tushaj: Lezha është një qytet që perëndia i ka falë mrekulli të jashtëzakonshme!

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Viktor Tushaj po garon pas 6 vitesh mungesë në Kuvend për një mandat si deputet.

Tushaj kandidon në listën e hapur të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në qarkun e Lezhës. I ftuar në “Shqipëria Live”, ai ka shpalosur projektin e tij për zonën për mandatin 2025-2029.

“Lezha është një qytet që perëndia i ka falë mrekulli të jashtëzakonshme. I ka fal histori, I ka dhënë shumë gjëra. Kam pasur fatin të jem kryetari i Bashkisë për një periudhë jo të vogël, dhe ke mundësi të shohësh dhe implementosh projektet dhe prioritet që ke. Dashuria për një qytet nuk është se lind tak fak si i themi ne. Patjetër që lidhesh me qytetin, por hap pas hapi, por edhe për klimën e mrekullueshme që ka Lezha. Pastaj lidhesh edhe me njerëzit dhe ta bën shumë me të këndshme jetesën dhe bashkëjetesën me qytetarët e vendit tënd.

“Lidhesh me komunitetin në një mënyrë të pazgjidhshme. Patjetër që në harkun kohor ku ti ke punuar në shërbim të tyre ti nuk i ke plotësuar të gjitha pritshëritë e tyre. Padyshim që gjithë kjo eksperiencë e akumuluar, është një eksperiencë 20 vjeçare për ta vënë në shërbim të qytetarëve. Nevojat e tyre janë të jashtëzakonshme, ndonjëherë kthehemi prap në pikën zero, po të njëjtat kërkesë. Kërkesa të një niveli bazik, edhe pse kan kaluar vite kanë të njëjtat kërkesa,” tha Tushaj.