Kaloi natën në QSUT pasi humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet, Agron Gjekmarkaj, pasi ka kryer të gjithë ekzaminimet ka dalë nga spitali.

Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme kaloi natën në QSUT.

PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa Policia e Shtetit i mohoi këto denoncime.

Gjekmarkaj u transportua në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e vizituan.

Deputeti deklaroi se iu mor fryma, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.

“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.