‘Ka qenë prokuror edhe më parë’ Rama në Dibër: Altin Dumani, u bë i fortë sepse i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit

Nga Dibra ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e kësaj zone, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nuk la pa përmendur edhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Teksa nënvizoi integritetin e këtij të fundit në detyrën e tij, Rama deklaroi se arsyeja përse Dumani duket “i fortë” në luftën me krimin, është vullneti i PS për të ndërtuar dhe mbështetur një sistem drejtësie të pavarur dhe të paanshëm.

“Ju këtu në Dibër keni dhe drejtuesin e SPAK, e keni këtu, dhe dua ta sjell në vëmendje për këtë arsye: Altin Dumani, meqë është i zonës po e përmend, ka qenë prokuror shumë vite, dhe po ky ka qenë nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier veçse me punën e vet. Kishit dëgjuar ndonjëherë që Altin Dumani të merrte në pyetje ndonjë person të njohur? Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Ai u bë i fortë sepse ne nuk e kemi bërë asnjëherë për vete. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë, dhe është për të vënë duart në kokë kur çohen dhe thonë: “Si mund të votoni PS, kur gjysma janë burg, gjysma tjetër janë për burg?” Sepse sot, nëse ju shihni që mund të ketë barazi para ligjit në Shqipëri, këtë e bëri PS”,

“Kur unë thosha atëherë që duam të kemi një drejtësi që të mos shohë majtas dhe djathtas, e kisha dhe për ne. Dhe fuqia jonë morale, karakteriale, politike, qytetare është për të tejkaluar veten dhe për të qenë të aftë moralisht për të pranuar dhe goditjet e drejtësisë kur ato vijnë edhe brenda shtëpisë sonë“,-tha Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)