Aksident tragjik në periferi të Tiranës, humb jetën një 29-vjeçar, plagoset një pasagjer
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Shkalla e Tujanit”, në periferi të Tiranës, ku për pasojë një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.
Sipas informacioneve të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin tjetër, që drejtohej nga shtetasi M. Sh., rreth 29 vjeç. Për shkak të përplasjes së fortë, 29-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, pasagjeri që ndodhej në makinën e viktimës, shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.