Ka njerëz të pajetë brenda në makina”, rritet bilanci i viktimave në Spanjë, 9 trupa u gjetën në një garazh

Është rritur bilanci dramatik i përmbytjeve të befasishme në juglindje te Spanjës, që numëron tani 105 viktima, e sipas autoriteve, me gjasë, ndoshta dhe nuk mbyllet me kaq.

Ministri i Transportit, Óscar Puente, deklaroi se ka “njerëz të vdekur nëpër makina”, duke iu referuar qindra automjeteve të vogla dhe kamionëve të bllokuar nëpër rrugë nga balta. Në një garazh në Valencia sipas mediave lokale, ekipet e emergjencës gjetën 9 trupa të pajetë. Nuk është ende e qartë se sa janë të zhdukurit, por për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, me qindra ushtarë janë dislokuar në këtë zonë, një nga më të goditura nga fatkeqësia natyrore.

Në disa zona mund të mbërrihet vetëm me helikopter për shkak të bllokimit të rrugëve nga balta, mbeturinat dhe makinat e mbledhura pirg. Mbreti Felipe VI i Spanjës paralajmëroi më herët se niveli i shkatërrimit në infrastrukturë është i madhe për rrjedhojë, disa komunitete kanë mbetur të izoluara e mbërritja atje, është më e vështirë. Ndërkohë autoritetet lokale kanë dhënë paralajmërime për informacione të rreme që qarkullojnë në internet, duke përfshirë këtu pretendimet nëse uji i çezmës së Valencias është i sigurt për t’u pirë.

Stuhitë të forta me reshje të dendura shiu dhe breshër sa “madhësia e topave të golfit” goditën Spanjën ku lumenjtë dolën nga shtrati, rrugët, shtëpitë dhe fushat u përmbytën në shumë vende, makinat dhe pemët u rrëzuan nga masat ujore. Si shkak autostradat dhe rrugët e vendit duhet të mbylleshin në jug dhe lindje të Spanjës. Trafiku ajror dhe hekurudhor gjithashtu u prek. Mësimet u anuluan në shumë shkolla dhe universitete. Qeveria spanjolle në Madrid ngriti me urgjencë një shtab krize për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga stuhia. Nga kryeqyteti u dërguan me shpejtësi njësi ushtarake të specializuara në operacionet e shpëtimit në Valencia për të mbështetur shërbimet lokale.