Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë, falënderon mbështetësit: Unë dhe Jill jemi mësuar të jemi të fortë edhe kur jemi thyer
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka reaguar për herë të parë pas lajmit se është diagnostikuar me kancer në prostatë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biden shprehu mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga familja dhe publiku, duke publikuar një foto të tij me bashkëshorten, Jill Biden.
“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer. Faleminderit që na mbështesni me dashuri dhe përkrahje,” shkroi Biden.
Një zëdhënës i Biden tha se diagnoza doli ditën e premte (16 maj). “Edhe pse kjo është një formë më agresive e sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një trajtim efektiv “, tha zyra e tij në një deklaratë.
“Presidenti dhe familja e tij po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij “, thuhet në fund të deklaratës.