I’u sekuestrua drogë në kompani, SPAK i kërkon sërish GJKKO-së të pushojë çështjen ndaj Selim Çekajt

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) i është drejtuar për herë të dytë GJKKO me kërkesën për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt.

Ai dyshohej për trafik droge pasi në kompaninë e tij u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge. Megjithatë, pas hetimeve të kryera, SPAK ka konkluduar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar implikimin e Selim Çekajt në trafikun e drogës.

Në lidhje me këtë çështje, SPAK ka theksuar se, pavarësisht hetimeve dhe provave të mbledhura, nuk ka mundur të provohet akuzat për trafik droge ndaj Çekajt.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u sekuestruan 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas, po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj në muajin Prill, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij “EcoalMax” nga Ekuadori, policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.