Iu mori nën kërcënimin e armës celularin dy vëllezërve dhe u kërkoi para, por 32-vjeçari në Shkodër e pëson

Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga e policisë në Shkodër. Mësohet se i riu i mori një celular një 24-vjeçari nën kërcënimin e armës.

Policia thotë se më pas ai i ka kërkuar 24-vjeçarit dhe të riut 20 mijë lekë për kthimin e celularit. Këto para ai i ka marrë, por nuk e ka kthyer celularin.

Rasti është denoncuar në polici dhe uniformat blu organizuan një aksion për kapjen e tij.

I riu u kap teksa lëvizte me një makinë.