Italia pezullon financimet e agjencisë së OKB-së në Gaza

Ministri I Jashtëm Italian Antonio Tajani njoftoi pezullimin e financimit për agjencinë e OKB-së.

Qeveria italiane pezulloi fondet për UNRWA pas sulmit mizor të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor. Vendet aleate kanë marrë së fundmi të njëjtin vendim. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë ndihmë humanitare për popullsinë palestineze, duke mbrojtur sigurinë e Izraelit.” Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm Antonio Tajani në X.

Agjencia që njihet me akronimin “UNRWA”, është agjencia kryesore që ndihmon popullatën e Gazës në mes të krizës humanitare të shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës që pasoi sulmin e 7 tetorit.