Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklarua se gjatë natës në telefon i kanë mbërritur foto e video të tij, sipas tij, të modifikuara.
Agron Kapllanaj, ka pohuar se ndihet i indinjuar nga veprime të ulëta të njerëzve të papërgjegjshëm të cilët tentojnë t’i prishin imazhin. Ai shprehet se “ju garantoj se ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, duke shtuar se ka mesazhe kërcënuese në telefon.
“Personi që më ka nisur fotot e modifikuara dhe i ka shpërndarë te miqtë e mi, dyshoj se është femër ka thënë Kapllanaj dhe më ka kërkuar një shumë prej 4000 eurosh. I kam thënë që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmurë siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare. Këto imazhe të sajuara nuk më cenojnë aspak ka theksuar ish- kryebashkiaku, ndaj do t’u drejtohem organeve ligjzbatuese për të bërë kallëzim”, ka deklaruar Kapllanaj.
“E mbyll me një ndjesë për secilin që i kanë ardhur ato imazhe me foton time”, shprehet ai, ndërsa deklaroi se sapo të kthehet në Shqipëri, do të bëjë kallëzim. Në një reagim për News24, theksoi se dyshon se pas shantazhit fshihet një femër dhe se imazhet u janë dërguar edhe miqve të tij.
BURIMI: BALLKANWEB