Muaj nëntor 2024 arriti inflacionin në normën 2%, nivel më i lartë krahasuar me muajin tetor e cila ishte 1.9%. Sakaq, një vit më parë norma e inflacionit për muajin nëntor ishte 3.9%.
INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, dhe sipas të dhënave, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,27 pikë përqindje.
Si ndikuan grupet e tjera në rritjen e çmimeve?
- Grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikoi me 0,25 pikë përqindje,
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,19 pikë përqindje,
- “Veshje dhe këpucë” me 0,15 pikë përqindje,
- “Argëtim dhe kulturë” me 0,12 pikë përqindje,
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,11 pikë përqindje,
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje,
- “Shëndeti” me 0,04 pikë përqindje,
- “Shërbimi arsimor” me 0,03 pikë përqindje,
- “Komunikimi” me 0,02 pikë përqindje
- “Transporti” me -0,34 pikë përqindje.
Në krahasim me nëntorin e vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vihet re në grupin “Argëtim dhe kulturë, me 5.7%, pasuar nga grupet:
- “Veshje dhe këpucë” me 4,0 %
- “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %,
- “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,3 %,
- “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %,
- “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9 %,
- “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 %,
- “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %,
- “Shëndeti” me 1,1 %,
- “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,8 % secili.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 5,4 %.
“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 7,5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,2 %, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 1,9 %, etj.”, shkruan në raport INSTAT-i.