Ervis Belollari, i arrestuar nga policia për mashtrim nuk është emër i panjohur për përdoruesit e rrjeteve sociale.
I njohur si “delluksi”, Belollari është I njohur në rrjetet sociale, ndërsa ka marrë pjesë edhe si aktor në serialin “Osmani” në Turqi.
Bashke me të shpallurin në kërkim, Arsen Matollari ata kanë mashtruar një biznesmen të bimëve medicinale në Lushnjë.
Fillimisht dy të rinjtë i kanë kërkuar 6 mijë euro duke iu prezantuar si kryetar bashkie ose një zyrtar të lartë në bashki, pasi këtë fakt as vetë denoncuesi nuk e ka kuptuar qartë.
I ka thënë që kam hall shëndetësor në një spital privat në Tiranë ku i ka kërkuar shumën e parave. Pasi biznesmeni ia ka dhënë, autori i ka kërkuar sërish lekë 7 mijë euro.
Në këtë rast biznesmeni nga Lushnja e ka kuptuar që është mashtrim dhe ka bërë denoncimin pranë Komisariatit nr 6.