Është vënë sot në pranga nga policia e Gjirokastrës, Andrea Kalemi i njohur ndryshe edhe si i forti i Tepelenës të cilit pak muaj më parë i vranë babain dhe i plagosën rëndë xhaxhain në një lokal në qendër të qytetit të Memaliajt.
Përplasja Kalemi-Papa ka nisur pak vite më parë në 2022 për shkak të një ngarkese lënde narkotike e cila nuk u dërgua në destinacion. Pas takimit të bërë në një hotel në qytetin e Sarandës dyshohet se u mendua edhe vrasja e Aleksandër Sadikajt që është edhe nipi i Adriatik Kalemit. Aleksandër Sadikaj mbeti i vrarë në 11 qeshor të vitit 2022 në një shpërthim me tritol në afërsi të rrethrrotullimit të “TEG”.
Në 6 janar të 2022 “Replikë” bëri edhe këtë shkrim ku shkruan për përplasjen e fisit Papa dhe Kalemi.
https://replika.al/kronike/13000-people-have-bought-our-theme/
Por pas kësaj ngjarje në 16 dhjetor të 2022 me dyshimin si shenjë hakmarrje nga ana e fisit Kalemi. Më pas fisi Papa vijoi hakmarrjen duke tentuar vrasjen e Zamir Kalemit që është edhe vëllai i Adriatik Kalemit që përfundoi me vrasjen e babait dhe plagosjen e rëndë të xhaxhait në Andrea Kalemit.
Mesa duket arrestimi i “Tik” Kalemit dhe Andreë Bodes që është edhe personi i cili dyshohet se ka qenë qitësi në ekzekutimin e Edmond Papës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, të jetë edhe “mbyllje e larjes së hesapeve” mes dy fiseve.
Por çfarë ndodhi në qershor të vitit 2022 ? Më 14 qershor 2022, ditën për diell, në një zonë ku lëvizjet janë massive, një shpërthim me tritol trondit kryeqytetin. Viktimë mbeti një 27-vjeçar, Aleksandër Sadikaj. Një emër shumë pak i përfolur në botën e krimit, por jo i panjohur për blutë.
Por çfarë ndodhi në dhjetor të vitit 2022 ? Mund të konsiderohet si një nga ngjarjet e zbardhura në kohë rekord, vrasja e ndodhur mbrëmjen e 16 dhjetorit në zonën e Komunës së Parisit, ku viktimë mbeti 49-vjeçari, Edmond Papa. Ajo që mund të thuhet në këtë rast është se autorët që kryen krimin nuk ishin profesionistë. Kjo del në pah për shkak të gabimeve që kanë bërë para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale. Kanë qenë detajet e tipareve të fytyrës ato që kanë identifikuar dy të përfshirët në ngjarje, Albano Velo dhe Andrew Bode.
Por çfarë ndodhi në Memaliaj ? Vrasja e trefishtë ka ndodhur në një lokal pranë godinës së bashkisë në qytetin e Memaliajt. Sipas informacioneve të para objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi i cili ka mbetur i vrarë, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit. Një nga pistat e hetimit të këtij atentatit është saga e vrasjeve të nisura në 2022, me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa.
https://replika.al/aktualitet/vrasja-e-trefishte-ne-memaliaj-ekzekutohet-babai-i-andrea-kalemit-vritet-dhe-kamarieri-dhe-nje-klient-i-lokalit-1-i-plagosur-rende-emrat/
Adriatik Kalemi, një emër i njohur për policinë shqiptare prej më shumë se 20 vitesh, pasi shumë ngjarje kriminale janë të lidhura me emrin e tij, 52-vjeçari vitin e kaluar i shpëtoi dy atentateve në shtetin grek ku si pasojë e breshërisë së plumbave Kalemi mbeti i plagosur rëndë Dyshohet se ky atentat u bë për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar shkoi nga Italia për të kryer atentatin. Fatkeqësisht nuk ndodhi njësoj mbrëmjen e djeshme, ku dora e krimit i vrau babanë e tij, Shyqyri Kalemi, dhe i plagosi xhaxhanë Arturin.
Kalemi, i cili njihet edhe me emrin Adriatik Kalemi, ka një dosje të mbushur në policinë shqiptare, ndërsa përfshirja e tij në veprimtari kriminale daton që në vitin 2001.
Ai u arrestua në një operacion ku morën pjesë edhe forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje nga autoritetet belge. Kalemi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij, Fatmirin, kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan dhe Adriatik Çaça. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Anderleht më 13 Prill 2001.
Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.
Në vitin 2022 Kalemit i është vrarë me shpërthim eksplozivi kushëriri, Aleksandër Sadikaj. Disa muaj më vonë, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për vrasjen e Papës u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo dhe është në kërkim shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.
Andrea Kalemi rezulton bashkëpronar i kompanisë “Shiza Kalemi” sh.p.k me adrese ne Memaliaj dhe objekt “Ne fushën e tregtisë, import, eksport, tregti me shumice dhe pakice e mallrave industriale, ushqimore, bujqësorë e blegtorale, veshmbathje, konfeksione, prodhim, përpunim e tregtim i materialeve te ndërtimit, inerte, rëre, zhavorr, tregtim i automjeteve, makinerive, hidrosanitare, bimëve medicinale, te lendes drusore, plastike, duraluminit etj. Bar bufe, restorant, pika servisi, parkim automjetesh, lavazh, hotele etj. Agjensi shitblerje dhe dhënie me qira te pasurive te patundshme, agjenci transporti te udhëtareve dhe mallrave brenda dhe jashtë vendit, si dhe aktivitete te ndërtimit. Pastrim te sipërfaqeve urbane, gjelbërim mirëmbajtjen e sipërfaqeve te gjelbëria, mirëmbajtjen e varrezave publike dhe dekorim te qytetit”.
Saga e vrasjeve.