Policia e Krujës ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin D. Gj., pas një incidenti të dhunshëm ku ai dhe një person tjetër i paidentifikuar goditën babë e bir, shtetasit A. S. (49 vjeç) dhe Sh. S. (72 vjeç).
Ngjarja ndodhi gjatë një sherri, ku D. Gj. e goditi të dy viktimat dhe më pas, gjatë largimit, goditi me automjet shtetasin Sh. S., i cili ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe po punon për identifikimin e personit të paidentifikuar, ndërsa 28-vjeçari D. Gj. është shpallur në kërkim për dhunën ndaj babë e bir.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ