I gjenden armë të Luftës së Dytë Botërore, arrestohet 68-vjeçari në Krujë! Armët i mbante të fshehura tek…
Një 68-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë, pasi në ambientet e subjektit të tij në fshatin Bubq iu gjetën armë zjarri pa leje, përfshirë një armë të dyshuar nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë kontrollit, u zbulua një pushkë funksionale dhe një armë tjetër jofunksionale, e cila dyshohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
Shtetasi N. K., 68 vjeç, u vu në pranga menjëherë pas sekuestrimit të armëve.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Vijojnë aksionet policore kundër armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K. u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.