I dashuri feston ditëlindjen, Dua Lipa bën urimin e veçantë: Personi im i preferuar në botë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një urim special për të dashurin, aktorin Callum Turner, i cili feston 35-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në Instastory, Dua ka publikuar dy foto me aktorin, duke shkruar:Gëzuar ditëlindjen personi im i preferuar në botë.

Prej disa kohësg, dyshja ka bërë publike romancën e tyre, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar spekulime se ata mund të jenë fejuar. Megjithatë, deri më tani, as Dua dhe as Callum nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.