“I bleva shtëpi Nuredinit”, zbardhet dëshmia e Erion Alibejt: U strehua në Elbasan, u lidh me çunat e Fushë-Krujës
Janë zbardhur pjesë të tjera nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej, në kuadër të dosjes “Plumbi i artë”. Në dëshminë e tij, Alibej tregon se ka strehuar Nuredin Dumanin në Elbasan dhe madje i ka blerë edhe shtëpi, ku më pas është vendosur dhe familja e tij.
“Nuredini ishte shpërngul për strehimin e familjes së tij, e kam marrë në Elbasan, i kam blerë një shtëpi, e kam kompletu dhe kam tërheq Nuredinin në fillim në Elbasan, më pas ka ardh edhe familja e tij. Në fillim ka qëndru tek shtëpia e Sandër Bahos, por unë gjithë kohën kisha kontakt me të”, deklaron Alibej.
Ai shton se kishin marrë informacion se Talo Çela po strehohej nga Abedin Mama dhe këtë informacion ua kishte dhënë Ardjan Çollaku. Për disa të rinj nga Fushë-Kruja me të cilët Dumani kishte lidhje, Alibej thotë se ai vetë nuk i kishte parë kurrë nga afër, por dinte vetëm emrat.
Alibej: Nuredini ishte shpërngul për strehimin e familjes së tij, e kam marrë në Elbasan i kam blerë një shtëpi, e kam kompletu dhe kam tërheq Nuredinin në fillim në Elbasan më pas ka ardh edhe familja e tij. Në fillim ka qëndru tek shtëpia e Sandër Bahos por unë gjithë kohën kisha kontakt me të.
Morëm informacion për Talo Çelën që e strehonte Abedin Mama, informacionin na e dha Ardjan Çollaku. Nuredini është angazhu me çunat e Fushë Krujës se unë s’i kisha taku asnjëherë, njërin e kam parë nga kamerat e mia nga pas por unë nuk i kam parë kurrë nga afër, dija vetëm që njëri quhej Besi dhe tjetri Veri Veri, por nuk i njihja.
Nuredinin dhe familjen e tij i kisha pranë shtëpisë sime. Ka qenë fundi i muajt prill dhe ishte një djalë që kërkonte të fliste me mua. Ai më tha që me mua donte të fliste Xhulian Hoxha. Unë i thashë nuk jam shiku nuk e di kush është ky. I them atij që kur të vij në Shqipëri Xhuliano Hoxha të më takoj. Fillimisht kam komuniku në aplikacion me Xhulian Hoxhën. Ky më ka tregu qe dinte çdo gjë për ta, ata kanë një të besuar të tyre që quhet Rigers Runaj, i besuar i Mikail Qoses. Emrin e Runajt e kisha dëgjuar më para nga Arjan Spahia.