Humbje fatale, Shqipëria zhgënjen ndaj Ukrainës dhe prek Divizionin C në Ligën e Kombeve

Shqipëria zhgënjen dhe merr atë që nuk duhej. Kuqezinjtë pësuan humbje në ndeshjen e fundit të Ligës B1, duke rënë në Divizionin C të Ligës së Kombeve.

Disfata 1-2 ndaj Ukrainës dhemb për ekipin e trajnerit Sylvinho, që pavarësisht emocioneve të dhuruara nuk mori të paktën një pikë për të shmangur zbritjen në një Ligë më poshtë.

Dy gola tepër të shpejtë nga Zinçenko dhe Jaremçuk goditen fort shpresat e kuqezinjve për të dal me kokë lart nga stadiumi kombëtar “Air Albania”.

Me pjesën e parë që përfundoi me shifrat e pastra 2-0 në favor të Ukrainasve, aktivizimi i Uzunit dhe Bajramit nga stoli solli atë që pritej për skemat e Sylvinhos. Sulmuesi fitoi një penallti në minutën e 75-të dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë mesfushori. Një ekzekutim perfekt i Bajramit, por që nuk i ndryshoi udhë humbjes së Shqipërisë që dështon për të marrë pikën që do na lejonte për të tentuar një tjetër biletë në Ligën e Kombeve. Pas 6 ndeshjeve, Çekia numëron 11 pikë pas fitores 2-1 ndaj Gjeorgjisë, ku garanton ngjitjen në Divizionin A dhe kualifikimin në çerekfinalen e kompeticionit. Ndërkaq, gjeorgjianët fitojnë biletën për në raundin play-out për të qëndruar ose jo në Divizionin B.