Helikopteri ambulancë përplaset me spitalin, 4 të vdekur

Një helikopter është përplasur me Spitalin e Muğla në Turqinë jugperëndimore, duke i marrë jetën katër anëtarëve të personelit të kujdesit shëndetësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit, kur një helikopter i ambulancës ajrore, që funksiononte në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, është përplasur me katin e fundit të godinës së spitalit gjatë ngritjes.

Helikopteri nuk mundi të ngrihej një ditë më parë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Mëngjesin e sotëm, ai tentoi të nisej për në Antalia, por u ndesh me mjegull të dendur pak pas nisjes. Mjegulla e dendur bëri që helikopteri të përplaset me spitalin dhe të rrëzohet në oborr.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar humbjen e katër punonjësve në tragjedi. Ndër viktimat ishin dy pilotë, një mjek dhe një punonjës i kujdesit shëndetësor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)