Hapja e pikave kufitare/ Gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë mbi 2000 persona drejt Greqisë, 1905 shtetas kanë hyrë në Shqipëri

Pas 48 orësh ditën e djeshme janë rihapur për qarkullim pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Pas normalizimit të punës në dogana në Kapshticë u krijuan radhë kilometrike të kamionëve.

Këto vonesa dhe rradhë të gjata u shkaktuan nga fluksi i lartë, por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë drejt Greqisë 2278 shtetas dhe kanë hyrë në Shqipëri 1905 shtetas.

Më tej bëhet me dije se aktualisht situata paraqitet normale dhe se autoritetet shqiptare në varësi të fluksit do të alternojnë sportelet. Katër pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës, Tre Urat e Qafë-Botës u mbyllën për 48 orë për shkak të grave të zhvilluara për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.