Habit presidenti i Kolumbisë: Kokaina nuk është më e keqe se uiski! Deklaratë që trondit luftën kundër drogës

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka shkaktuar reagime me deklaratën e tij se “kokaina nuk është më e keqe se uiski”. Petro, i cili ka qenë pjesë e një grupi gueril-majtist, e ka quajtur luftën e udhëhequr nga SHBA-ja kundër drogës një dështim dhe ka theksuar se kokaina është e paligjshme vetëm për shkak se prodhohet në Amerikën Latine.

Në kontekstin e luftës kundër drogës, Petro ka marrë qëndrim të ndryshëm nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka kërcënuar Meksikën për trafikun e narkotikëve, duke përfshirë fentanilin, një opioid sintetik.

Sipas të dhënave nga Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin, sipërfaqja e përdorur për kultivimin e kokainës në Kolumbi u rrit me 10 për qind në 253,000 hektarë gjatë vitit 2023, ndërsa prodhimi i mundshëm i kokainës u rrit me 53 për qind në 2,664 ton.

Gjatë presidencës së Petro, qeveria ka ulur operacionet ushtarake dhe policore ndaj fermerëve të kokainës, duke i dhënë përparësi kapjes së dërgesave të drogës në det.