Greqi/ Vrau kunatin se dyshohet se i përdhunoi vajzën, shqiptari del sot para gjykatës! Zbardhet një tjetër dëshmi: S’doja ta vrisja

50-vjeçari shqiptar, i cili vrau kunatin e tij pas dyshimeve se ky i fundit i përdhunonte vajzën, do të dalë sot para gjykatës.

Sipas avokatit të tij Alexis Kouya, klienti i tij thotë se klienti i tij nuk kishte dashur ta vriste viktimën, por që ai të rrëfente ngjarjen.

“Nuk kishte ndërmend të qëllonte askënd. E thirra atje për ta bërë të rrëfejë se ka përdhunuar vajzën time. Ai ishte sa trefishi im dhe nuk kishte frikë nga unë. Dhe nga frika që mund të më çarmatoste, e qëllova instinktivisht, pa menduar asgjë”, citohet të këtë thënë 50-vjeçari.

Në një prononcim për MEGA-n, bashkë-avokati i të akuzuarit, Michalis Vassilikos, i cili së bashku me Alexis Kougia kanë marrë përsipër mbrojtjen e 50-vjeçarit, deklaroi se autori i dyshuar nuk e pranon akuzën se ka ekzekutuar kunatin e tij me gjakftohtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Volos, Greqi. Tarellari vrau kunatin e tij, Erjon P., pasi e bija i rrëfeu përdhunimet dhe kërcënimet që viktima i bënte.50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale.