GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO ka firmosur me kërkesë të SPAK masë të dytë sigurie për Taulant Tushen, ish drejtor i Punëve Publike në Bashki pas masës së parë për inceneratorin e Tiranës.

Tusha dyshohet se është përfshirë në grup të strukturuar kriminal.

Taulant Tusha u vu në pranga disa muaj më parë nga SPAK, për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Ai njihet ndryshe si krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj.