GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

GJKKO ka dënuar me me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ndërkohë dënimi do të konvertohet me 150 orë punë.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Në lidhje me akuzën në fjalë, ka pasur denoncime dhe nga Partia e Lirisë, ku rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë disa kallëzime në SPAK për të.