Një granatë është gjetur në një pallat në ndërtim në Tiranë.
Ekspertiza është paraqitur në vendin ku ndodhej granata, duke shmangur një incident të mundshëm.
Mësohet se granata është gjetur në zonën e njohur si ish-fushat e tenisit te “Myslym Shyri”. Personat që po ndërtojnë pallatin dhe kanë njoftuar policinë pretendojnë se granatën e kanë hedhur. Policia po kryen verifikime dhe zona është e rrethuar nga ana e strukturave të policisë së shtetit.