Detaje të reja rreth granatës së gjetur në zonën e njohur si ish-fushat e tenisit te “Myslym Shyri”.
Për shumë vite me radhë pronari i truallit e ka lëshuar me qira që ta shfrytëzonin si parking privat.
Mbas disa vitesh, ai ka aplikuar për leje ndertimi ka marrë leje ndërtime. Por personat që kishin me qira kanë pretenduar pronësinë e tokës, me argumentin se janë pronarë pasi e kanë shfrytëzuar prej vitesh.
Çështja përfundoi në gjykatë, aty ku Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë pronarit. Nga ana tjetër përmes dokumenteve të falsifikuar pala e qiramarrësve ka kërkuar pronësinë. Çështje që më pas ka përfunduar në Spak.
Para disa muajsh një shpërthim ka ndodhur në këtë objekt dhe dyshohet se mes tyre ka qënë edhe kjo granadë qê nuk ka shpêrthyer.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ