Giorgia Meloni është personi më i fuqishëm në Europë!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është personi më i fuqishëm në Evropë sipas renditjes së “Politico” për vitin 2025.

Gazeta kujton hapat e parë në aventurën politike të Melonit, që nga militantizmi në “krahun rinor” të neofashizmit të Lëvizjes Sociale Italiane, që dalëngadalë vinte për të pushtuar qendrën e skenës politike. Gjatë dy viteve të fundit, Meloni e ka konsoliduar qeverinë e saj si një nga më të qëndrueshmet në Italinë e pasluftës.

Meloni bëri bujë në mbarë botën kur u bë kryeministrja e parë grua e Italisë, por pak parashikuan se ajo do të qëndronte gjatë në detyrë.

Gjatë dy viteve të fundit Meloni e ka konsoliduar qeverinë e saj si një nga më të qëndrueshmet që ka ekzistuar ndonjëherë në Italinë e pasluftës. Media shkruan se ajo ka shmangur përplasjet me Brukselin duke  habitur gjithashtu kritikët e saj dhe është  shfaqur si një nga mbështetëset më të forta  të Ukrainës. Në shkrim përmendet edhe lufta e saj kundër emigracionit dhe sjell në vëmendje marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë.