“Gënjeve, dili për zot fjalës nëse je burrë, më jep emrat” – Edi Rama përplaset me qytetarin pas takimit

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me një qytetar pas një takimi me publikun, ku ky i fundit pretendoi se zyrtarë shtetërorë i kishin kërkuar para për të ndërtuar një pjesë godine.

Qytetari deklaroi se kërkesa për para i ishte bërë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Policia Bashkiake, në mënyrë të paligjshme.

Në momentin që kryeministri Rama i kërkoi të jepte emrat konkretë të zyrtarëve të përfshirë, qytetari refuzoi të japë detaje, duke e lënë situatën të pazbardhur.

Rama: Kujt ia dhe lekët? Ti gënjeve, unë e di që gënjeve, thuaj e bona për të gjithë shqiptarët.

Qytetari: Është e vërtetë, nuk e bëra për kërkon, japin edhe sot.

Rama: Lëri këto, konkrete, këto janë llafe, dili për zot nëse je burrë, kam parë shumë si puna jote unë që flasin edhe….,

Qytetari: Është zinxhir shumë i madh

Rama: Lëre zinxhirin.

Hoxha: Do m’i japësh emrat apo jo

Rama: Po ça emrash.