Gazetari denoncon skandalin në Spitalin e Shkodrës: Rezonanca magnetike është prishur
Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një tjetër skandal në shëndetësinë në vend.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Stafa shkruan se prej thuajse 1 jave në Spitalin e Shkodrës nuk merret shërbimi i rezonancës magnetike.
STATUSI I PLOTË:
Spitali i Shkodrës pa rezonancë magnetike.
Rezonanca magnetike është prishur prej së hënës së javës së shkuar, 21 prill.
Pacientët që prisnin prej 4-5 muajsh për të bërë rezonacën nuk po e bëjnë, e po kthehen në shtëpi. Për të bërë këtë ekzaminim, ata duhet të futen përsëri në sistem, dhe do u duhen të presin tashmë deri në shtator. Sepse radha ka shkuar tashmë 5 muaj.