Parfumi i tyre i shtrenjtë i markës “Tom Ford”, me vlerë 275 dollarë, u ka shërbyer deputetëve të Berishës për të futur tymueset në Kuvend.
Deputetet e Sali Berishës bashkë me të tjerët protestuan sot në parlament për të rikthyer të drejtat e opozitës, por në fakt jeta e tyre e shtrenjtë është shpalosur disa herë, përmes veshjeve, si ato të Flamur Nokës ndërsa sot ra në sy një tjetër parfum i shtrenjtë i deputeteve të Berishës.
Parfumi i tyre i shtrenjtë i markës “Tom Ford”me vlerë 275 dollarë, u ka shërbyer deputetëve të Berishës për të futur tymueset në Kuvend. Pavarësisht se kishte një prani të shtuar të Gardës dhe deputetët u kontrolluan në hyrje, mbështetësit e Berishës sërish kanë arritur që të fusin në Kuvend tymueset, të cilat i ndezi Flamur Noka, që u përjashtua nga Nikolla, por edhe deputeti Bledion Nallbati.
Tymi ‘pushtoi’ seancën e sotme të Kuvendit, ku deputetët e Sali Berishës ndezën disa tymuese duke bërë që seanca të mbyllet për 5 minuta. Seanca më e rëndësishme e vitit, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024 u zhvillua mes kaosit dhe tensionit.