FOTO/ Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takohet me Kurtin dhe personalitete evropiane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale. Rama ka publikuar disa fotografi nga konferenca, ku shfaqet krah liderëve të ndryshëm botërorë.

Në njërën nga fotot, ai shihet përkrah kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në të tjera, ai takon personalitete të njohura të politikës evropiane dhe botërore.

Konferenca e Mynihut këtë vit ka pasur në fokus luftën në Ukrainë, konfliktin në Gaza dhe sfidat e tjera globale të sigurisë. Ky event ka mbledhur liderë politikë, diplomatë dhe ekspertë të fushës për të diskutuar mbi kërcënimet dhe perspektivat për stabilitetin ndërkombëtar.