FOTO/ Ekzekutoi 10 nxënësit në Suedi, ja veprimi para aktit makabër i autorit 35-vjeçar

Personi i armatosur që masakroi 10 persona në një kampus shkolle në Örebro nijhet si 35-vjeçari, Rickard Andersson.

Sipas asaj që raportohet nga mediat suedeze,Andersson ndërroi veshjen ushtarake të tij në një tualet të shkollës përpara se të kryente masakrën në shkollën Risbergska.

Të afërmit e përshkruan Andersson si një person të vetmuar dhe të papunë, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme mendore.

Andersson kishte marrë një licencë për katër pushkë gjuetie dhe dokumentet nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit Suedez tregojnë se atij i ishte thënë vazhdimisht se nuk kishte të drejtë për shërbimin ushtarak pas moshës madhore që ai kishte.