FOTO/ Ditëlindje e dhimbshme! 11-vjeçari mori “dhuratë” plumba në atentatin e Lundrës

Dior Demiraj ishte në mesin e personave të plagosur në atentatin e Lundrës. Një ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes, më 17 prill.

Për vogëlushin Demiraj, kjo do të ishte një ditë feste, por në fakt u shndërrua në një orë makthi.

Më 17 prill ai feston ditëlindjen, por kjo, e 11-ta për të, ishte më e vështira. Ai po lufton për jetën në spitalin Ushtarak, pasi ka marrë plagë të rënda nga breshëria e armës së zjarrit.