Firmoset marrëveshja mes Manjës, Manastirliut dhe ambasadorit italian për edukimin në shkolla kundër korrupsionit

Përhapja e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme në shkolla, si mjet për të parandaluar korrupsionin është në fokus të marrëveshjes 3-vjeçare, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në vendin tonë.

Marrëveshja u firmos sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Marrëveshja e re që firmosim sot të tre palët, për këtë projekt, i cili do të zgjasë 3 vite, ka të bëjë me përfshirjen në edukimin qytetar edhe të instrumentave që kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin, sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe informacionit që fëmijët duhet të marrin nëpërmjet kurrikulave, leksioneve, seminareve, debateve, mbi çështje që lidhen me fenomene të dëmshme për shoqërinë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Sot ne vendosëm të ngremë këtë bashkëpunim në një tjetër nivel, me një anagazhim më të madh, për ta shtrirë edukimin në 12 shkolla, në 6 qytete të vendit dhe kemi gjetur gatishmërinë e menjëherëshme të Ministrisë së Arsimit, por edhe partnerët italianë, që mirëpritën kërkesën për të replikuar këtë praktikë në shkallë edhe më të gjerë”, -tha Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Promovimi i kulturës së ligjshmërisë në shkolla nisi si një projekti pilot në 4 shkolla të Tiranës, më konkretisht në shkollat “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Asim Vokshi” dhe “Myslym Keta” dhe tashmë do të shtrihet në gjashtë qarqe, më konkretisht, në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me synim konsolidimin e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme tek të rinjtë.

Check Also

Shqiptari punonte si shofer në Amazon, u kap duke “shpërndarë” drogë me vlerë 160 mijë paund

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli, pasi kishte fshehur drogë me vlerën 160 mijë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *