I shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

Arrestohet një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

Policia e Sarandës bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V. B., 36 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.

Njoftimi i policisë Sarandë:

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje

 

 

Kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur, i akuzuar në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

V. B., 36 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në muajin korrik të vitit 2022, në banesën e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Zelensky kërkon armë për të goditur brenda Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se vendi i tij “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *