Fifi emocionon ndjekësit: Nuk ka natë pa një telefonatë me djalin tim!

Këngëtarja e njohur shqiptare Fifi ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim të ndjerë kushtuar djalit të saj, Theo Mal Patushi.

E angazhuar shpesh në punë, udhëtime, xhirime e intervista, Fifi thekson se nuk e lë kurrë ditën të mbyllet pa komunikuar me vogëlushin e saj, sado e ngarkuar të jetë.

“Komunikimi me djalin kur jam me punë, në udhëtim, xhirime, intervista – nuk ka shans të mos bëhet, sidomos telefonata para gjumit,” – shkruan ajo në një postim në Instagram, duke e quajtur të birin: “pikë të dobët dhe të fortë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)