Erzen Breçani në gjyq: Nëse jam në burg, përfundova prej djalit!

Erzen Breçani në seancën në GJKKO ka thënë se nëse është në burg, ka përfunduar prej djalit. Para trupës gjykuese ia ka deklaruar se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme. Ndërsa ka thënë se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën ën rrezik.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”